Të dielën në hapësirat e rinovuara të Qendrës për Kulturë në Ulqin filloi punën Teatri i Fëmijëve.
Siç deklaruan drejtori i këtij institucioni Musa Hoxhiq dhe drejtori i Teatrit “Teuta” Munib Abazi me kategoritë më të reja do të punojë regjisorja Edina Mustafiq dhe aktori Bashkim Alaj.
U paralajmërua se gjithsej 30 anëtarë në gjuhën shqipe dhe malazeze do të trajnohen tre herë në javë.