Të gjithë aktivitetet e planifikuara të Qendrës për kulturë janë në pikëpyetje për shkak të bllokadës së xhiro llogarisë, është deklaruar Portalit Ul-info nga kjo ndërmarrje.
Sipas fjalëve të drejtorit të Qendrës dr Nail Dragës, bllokada është iniciuar me kërkesë të hotelit “Albatros”. Ai tha që paratë i kërkojë edhe anëtarët e këshillave drejtues të cilët ishin në këtë trup në periudhën 2007-2011, si dhe që punëtorëve iu detyrohen tetë paga.
Draga shtoi që ishte e planifikuar që “Panairi i librit” të mbahet në periudhën prej 1 deri më 6 gusht, ndërsa në fillim të gushtit të filloi dhe festivali tradicional “Skena verore”.