Udhëheqësia e NP “Qendra për kulturë” ka publikuar ftesën publike për dhënien me qira të tre objekteve, ndër të cilët është edhe Kino bahçja në Ranë.
Siç thuhet në shpallje e cila është publikuar në numrin e sotëm të “Pobjedës”, shuma minimale e qirasë për këtë hapësirë me sipërfaqe prej 1200 metër katror është 18 mijë euro.
Hapja publike e ofertave është më 29 maj, në hapësirat e kësaj ndërmarrje.
Pak kohë më pare është publikuar se pjesa më e madhe e këtij object, me vendim të gjykatave kompetente, është kthyer pronarëve të mëparshëm.