Qendra për kulturë: Mbrëmje përuruese dhe homazh kushtuar Qani Osmanit

 

Në Galerinë e mbushur plot e përplot të Qendrës së kulturës në Ulqin, të dielën u mbajt një mbrëmje kushtuar sociologut dhe aktivistit shoqëror Qani Osmanit.

“Ditë më parë u mbushën një vjet prej ndarjes së tij nga jeta, andaj ky është një homazh për penden e tij, por mbi të gjitha për njerëzillëkun që la pas”, tha publicisti Gazmend Çitaku.   

Qani Osmani lindi në Gostivar, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm ndërsa Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Ishte një nga personalitetet e njohura të qytetit tonë, i cili me punën, përkushtimin dhe qytetarinë e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore dhe publike të Ulqinit.

Gjatë jetës së tij, ai u dallua për dashurinë e madhe për fjalën e shkruar, librin dhe atdhedashurinë. Ai ishte një bashkëpunëtor i vyer i shtypit tonë vendor, përfshië revistën Koha javore, ku ishte edhe kryeredaktor, si dhe revistat të tjera periodike në Mal të Zi dhe rajon, duke kontribuar aktivisht në ruajtjen dhe pasurimin e identitetit kulturor e kombëtar.

Sipas fjalëve të Çitakut, në kujtesën e bashkëqytetarëve, miqve dhe kolegëve, Qani Osmani mbetet njeriu i urtë, me buzëqeshje te ngrohtë, mikpritës dhe intelektual i qetë që kurrë nuk u kursye për shoqërine dhe çështjen kombëtare. Ndonëse u nda nga jeta para një viti, vepra dhe kujtimi i tij vazhdojnë të jetojnë përmes librave të mëparshëm dhe librit “Shkruaj, sepse ekzistoj” të sapobotuar, që njëkohësisht sonte është promovuar, e i cili vjen si dëshmi i përkushtimit të tij të përjetshëm ndaj letrave dhe Ulqinit.

Publicisti dr Nail Draga, gazetarët Ali Salaj dhe Esat Mehmeti, dhe veçanërisht vajza e tij Albina Osmani – Markasheviq folën emocionalisht dhe frymëzueshëm për jetën dhe veprën e intelektualit Qani Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi