Mbas njëzet ditëve grevë të gjithë kërkesat e punëtorëve të Qendrës për kulturë janë plotësuar dhe ato të martën kanë vendosur të ndërprejnë shprehjen publike të pakënaqësisë së tyre.
Atyre sot i ranë dy paga në llogari, ndërsa katër i fituan më herët.
Mirëpo, ato në letrën dërguar kryetarit të komunës Nazif Cungu, kanë theksuar që në të ardhmën do të kërkojnë që pagat të ju paguhen me atë dinamikë siç bëhet pët të punësuarit në administratën komunale, dhe që në të kundërt prapë do nisen në të gjitha format e luftës së punëtorëve për të drejtat e veta.
Përndryshe, punëtorëve të Qendrës iu detyrohen edhe dy paga, ndërsa 39 muaj nuk janë paguar kontributet.