Në kuadër të festës së Ditës së Ulqinit u mbajtën dy manifestime interesante në Qendër për kulturë.
Në Bibliotekën e qytetit u organizua përurimi i librit “Qëmtime nga historia e Ulqinit” e autorit Jusuf Lika.
Për këtë libër të vlefshme, në dy gjuhë, folën akademiku Zuvdija Hoxhiq dhe prof. dr. Ruzhdi Ushaku, si dhe vet autori.
Po ashtu, të hënën mbrëma u organizua ekspozita tradicionale e piktorëve akademik nga Ulqini në Galerinë e Qendrës.