Ju ftojmë të merrni pjesë në hapjen solemne të Festivalit “Skena Verore – Ulqin 2025”, që do të mbahet më 17 korrik, në ora 21:00, në hapësirat e Muzeut Vendor në Kala.
Festivali i sivjetëm do të hapet me një program të veçantë artistik nga Ansambli Popullor, në kuadër të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Republikës së Shqipërisë.
Festivali organizohet nga Qendra për Kulturë – Ulqin, me mbështetje financiare nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike Ulqin dhe Ministria e Kulturës dhe Medias e Malit të Zi.
Skena Verore do të zgjasë deri më 28 gusht, duke sjellë një shumëllojshmëri aktivitetesh që ndërthurin muzikën, teatrin, vallëzimin, pikturën, dygjuhësinë dhe forma të tjera të shprehjes artistike.









