Qendra për kulturë: TË ENJTEN FILLON GREVA E PËRGJIHSHME

Qendra per kulture, Centar za kulturuOrganizata sindikale e Qendrës për kulturë në Ulqin ka lajmëruar që të enjten nis greva e përgjithshme. “Mbasi që tash tre ditë nuk kemi asnjë përgjigje në kërkesat tona nga ana e themeluesit, komuna e Ulqinit, kemi vendosur të bëjmë këtë hap radikal”, tha kryetarja e kësaj shoqate të punëtorëve Lilana Janinoviq.

Sipas fjalëve të saja, greva nënkupton mbylljen e të gjithë objekteve pranë Qendrës për kulturë, duke përfshirë dhe bibliotekën e qytetit dhe muzeun.

Punëtorët e këtij institucioni kërkojnë pagesën e nëntë rrogave të prapambetura, si dhe të kontributeve të cilët nuk janë paguar tash 39 muaj.

“Vendimin tonë e kanë përkrahur drejtori i Qendrës Nail Draga, Organizata komunale sindikale, si dhe Dega sindikale e kulturës”, shtoi Janinoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…