Ditët e bamirësisë u shënuan në një ambient pune, me stafin e vyeshëm të Qendrës për punë sociale në Tivar dhe Ulqin – departamenti Ulqin, të cilët janë në linjën e parë të humanizmit dhe dhembshurisë ndaj qytetarëve që janë në nevojë të madhe për këtë ndihmë sepse janë në gjendje nevoje sociale.
Kur flasim për ndihmën ndaj komunitetit, duhet të falënderojmë OJQ-në Humanitas, të cilët me dashamirësinë, efikasitetin dhe aftësinë e tyre i dolën në ndihmë këtë herë familjes së dëmtuar.
Humanitetin e treguan edhe punonjësit administrates se Policise se Ulqinit dhe me nderhyrjen e vet ne kete rast si dhe shume here deri tani. Gjithashtu kane dhane kontributin e vet punonjesit e Kryqit të kuq te cilet treguan humanizëm dhe kontribut personave ne nevoje socijale.
Qytetarët e Ulqinit, të cilët dëshiruan të mbeten anonimë në këtë rast, treguan mirësinë dhe kujdesin e tyre për këtë familje.
Vetëm duke i shtrirë dorën njëri-tjetrit, duke ndihmuar në situata të vështira, njohim mëshirën dhe ndjeshmërinë, cilësi të cilat e pasqyrojne shpirtin e qytetit të mrekullueshëm dhe human të Ulqinit.