Qetkoviq: CUNGU SHKELI LIGJIN DHE DUHET TË SHKARKOHET

Cetkovic AndrijaKlubi i këshilltarëve të koalicionit “Ulqini më i mirë – Mali i Zi më i mirë” ka paralajmëruar që në mbledhjen e Kuvendit komunal të Ulqinit, të martën, me 12 nëntor, do të kërkojë që në rendin e ditës të jetë iniciativa për shkarkimin e kryetarit të komunës Nazif Cungu.

Shefi i këtij klub Andrija Qetkoviq ka thënë që iniciativën do ta arsyetoj në mbledhje dhe që pret përkrahjen e kolegëve të opozitës. “Për momentin ekzistojnë kontaktet, por nuk është e nënshkruar. Ende vazhdojnë manovrat, edhe pse është e qartë që kryetari i komunës nuk ka plotësuar detyrimin ligjor, pra nuk ka dorëzuar raportin për punën e tij dhe punën e vetëqeverisjes lokale”, tha ai për “Dan”.

Sipas fjalëve të tija, të gjithë ato që më herët kanë treguar për shkeljet e ligjit nuk guxojnë as tani të heshtin as atëherë kur bëhet fjalë për njeriun e parë të komunës.

“Dan” thekson që me përkrahjen e këshilltarëve të Partisë demokratike të Fatmir Gjekes, Partisë socialdemokrate dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, iniciativa për shkarkimin e Cungut mund të jetë në rend dite të mbledhjes që vjen të Parlamentit komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi