Kryetari i Këshillit komunal të Partisë socialiste popullore Ulqin Andrija Qetkoviq ka deklaruar që koalicioni qeverisës i partive shqiptare dhe Partisë socialdemokrate ishte në mënyrë të theksuar i pasuksesshëm.
“I gjithë muhabeti i tyre për vizionin dhe zhvillimin ka ndaluar atë ditë kur erdhën në pushtet. A duhet të rikujtojmë që Ulqini është e vetmja komunë që nuk ka Plan strategjik të zhvillimit. Pra, mund të flasim gjerësisht për të gjitha mossukseset e tyre dhe të masim madhësinë e tyre, por në thelb problemi nuk është aty. Thelbi është në pasojat dhe përgjegjësinë”, tha ai duke shtuar që dikush duhet të jap përgjegjësi për korrupsionin politik, nepotizmin dhe keqpërdorimin e pozicionit zyrtar.
Sipas fjalëve të tija, duhet të emërohen dhe procedohen të gjithë ato të cilët kanë shkelur ligjin, kanë shpenzuar paratë e taksapaguesve për nevojat partiake dhe me veprimet e veta kanë shkaktuar dëm të madh komunës dhe qytetarëve. “Derisa mos të vendoset ky lloj sistemi i përgjegjësisë, secila qeverisje mund të sillet si kjo ose ato paraardhëset”, përfundoj Qetkoviq.