Kryetari i Këshillit komunal të Partisë socialiste popullore Andrija Qetkoviq ka thënë që pushteti aktual në Ulqin i ka mashtruar qytetarët. „Përfaqsuesit të pushtetit në Ulqin tani janë në organet e Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare, por për këtë çështje asgjë nuk po zgjidhet. Ne e pritëm një gjë të tillë, sepse tani janë në koalicion me PDS edhe në nvelin shtetërorë“, ka thënë ai duke shtuar që „derisa ishin opozitë kanë ofruar modele të cilat do ti kënaqënin të gjithë“.
„Mirëpo, rezulton që të gjitha këto ishin vetëm fjalë për të cilat ne kemi paralajmëruar, sepse e kanë më të rëndësishme marrëdhënien me PDS se sa pronën private dhe atë të komunës“, theksoi Qetkoviq.