Kryetari i Partisë socialiste popullore Andrija Qetkoviq tha që do të ishte ndodhi që nuk mbahet në mend në praktikën politike që një pjesë e opozitës të injoroj propozimin e pjesës tjetër të opozitës për shkarkimin e kryetarit të komunës.
Ai të hënën ka dorëzuar iniciativën që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit komunal me 12 nëntor nga funksioni i udhëheqësit të komunës të shkarkohet Nazif Cungun. Iniciativa është plotësisht e bazuar në ligj sepse Cungu për dy vjet nuk ka dorëzuar raportin e punës”, tha Qetkoviq për “Vijesti” duke theksuar që pret përkrahjen e të gjitha klubeve duke përfshirë dhe PDS-në.
Mirëpo kryetari i PDS Loro Nrekiq deklaroi që në këtë moment partia e tij nuk do të përkrah shkarkimin e Cungut. “Zgjedhjet janë aty, kështu që qytetarët le të ndërrojnë”, shtoi Nrekiq.
Ai njëkohësisht tha që ka mundësi që PDS mos të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të KK Ulqin, por ka theksuar që ky vendim akoma nuk është pru në organet e partisë.