Nga Qeveria malazeze njoftuan se të dhënat e para preliminare për çështjen e ekzistencës së naftës dhe gazit në nëndetin tonë do të dihen në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020.
Zëdhënësja e Drejtorisë për Hidrokarbure Jelena Savkoviq tha se në atë periudhë do të bëhen shpimi i parë kërkues.
“Periudha kërkuese zgjatë 4+3 vite, pra shtatë vite është paraparë që koncesionari duhet të shoh dhe hulumtoi se a ka ndonjë gjë në nëndetin tonë. Është e pritshme që në fund të vitit 2019, fillim të vitit 2020, pas shpimit të parë të kemi rezultatet preliminare për atë se çfarë ka në nëndetin tonë”, tha Savkoviq.









