Shkrimtari nga Ulqini Andrej Nikolaidis është fitues i statusit “krijues i theksuar kulturor”.
Këtë vendim, me propozim të Ministrisë së kulturës, e miratoi pak kohë më parë Qeveria e Malit të Zi.
Nikolaidisit përjetësisht do ti paguhet kompensimi mujor në vlerën e 1,5 të neto pagës mesatare në Mal të Zi, e i cili për momentin është rreth 730 euro.
Nikolaidis (1974) është njëri nga shkrimtarët, publicistët dhe gazetarët më frutdhënës malazez. Ka publikuar 12 libra, ndërsa veprat e tija janë përkthyer në 13 gjuhë.