Qeveria e Malit të Zi në seancën e saj të së mërkurës miratoi Informacionin për realizimin e projektit “Trajtimi i ujërave të zeza në komunën e Ulqinit – ndërtimi i stabilimentit për trajtimin e ujërave të zeza dhe infrastrukturës përkatëse”, dhe pranoi tekstin e Marrëveshjes për donacion.
“Marrëveshja e donacionit, me vlerë 974,780 euro, do të nënshkruhet nga Banka Gjermane për Zhvillim dhe Mali i Zi, e përfaqësuar nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit dhe Vodacom nga Tivati”, thuhet në dokument.
Së fundmi është nënshkruar kontrata, e cila parasheh që ky projekt më i madh infrastrukturor në komunën e Ulqinit të fillojë muajin e ardhshëm.