Ndërtimi i centralit diellor në Mal të Brisë nënkupton edhe investimet e konsiderueshme në rrjetë, që do të thotë se qytetarët e Ulqinit do të kenë furnizim më të mirë dhe më të sigurt me energji elektrike, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi.
Shtohet se synimi i Qeverisë është që me stimulim të ofrojë mundësinë e prodhimit të energjisë elektrike në çdo amvisëri në Mal të Zi.
“Synimi është i qartë – të motivohen konsumatorët që të shfrytëzojnë potencialin diellor të cilin e kemi dhe të ndihmojnë buxhetin e vet, përmes investimeve minimale me afat pagese shumë të sigurt”, thonë nga Qeveria e Malit të Zi.