Kryetari i komisionit të tenderit në Këshillin për privatizim Branko Vujoviq ka deklaruar që NHP “Riviera e Ulqinit” duhej prej kohësh të privatizohet. “Akoma punohet në definimin e statusit të pronësisë së tokës e cila mbeti e shtetit, ndërsa të cilën e kërkojnë ish pronarët”, tha ai për “Vijesti”.
Sipas pritjeve të tija, kjo punë së shpejti duhet të përfundojë, ndërsa tenderi do të hapet deri në fund të vitit.
Deri tani kanë dështuar tre tendera për ndërmarrjen më të madhe hotelerike në Ulqin, sepse prona jepet me qira, ndërsa shiten aksionet e firmës.