Qeveria dhe komuna: PREJ SOT SHQYRTIMI PUBLIK PËR PHU-në

Gradjevinske dozvole, Leje ndertimi, plani, ArhitekturaMinistria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe komuna e Ulqinit njoftuan që sot fillon shqyrtimi publik për Draftin e Planit hapësinor urbanistik (PHU) Ulqin dhe Draftin e raportit për vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor.

Siç thuhet, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në këto dokumentE në hapësirat e Ministrisë së përmendur dhe Sekretariatit për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunës së Ulqinit për një muaj apo në faqet e këtyre dy institucioneve.

Është planifikuar që të mbahen dy prezantime të Draftit të PHU-së në Ulqin dhe Katërkollë, ndërsa me 7 gusht në hapësirat e administratës lokale do të mbahet tryeza e rrumbullakët.

Këtë dokument më të rëndësishëm planifikues të Ulqinit e ka punuar Qeveria e Malit të Zi, e kjo do të thotë që jemi e vetmja komunë në vend e cila nuk e ka punuar në mënyrë të pavarur PHU-në e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…