Pjesë më të rrezikuara të bregdetit janë dinat ranore në Plazh të madh me fragmentet e mbetura të pyllit me lis shkodran në pjesën e pasme të saj, thuhet në Strategjinë nacional të menaxhimit integral të zonën bregdetare të Malit të Zi.
Theksohet po ashtu se fauna e shpendëve e cila është e lidhur me këto habitate është e rrezikuar nga gjuetia.
“Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, është e qartë se një pjesë e konsiderueshme e të mirave ekzistuese natyrore ka humbur një pjesë ose të gjithë vetitë për shkak të së cilave, asokohe, u vendosen nën mbrojtje”, shtohet në këtë dokument.
Përndryshe, një e treta e Plazhit të madh është monument natyre.