Qeveria: DITË PUSHIMI NË FILLIM TË VITIT

krishtlindjet, bozicDitë pushimi në Mal të Zi për shkak të festave të vitit të ri dhe Krishtlindjeve, do të jenë 1,2,6,7 dhe 8 janar të vitit të ardhshëm, është lajmëruar nga Qeveria e Malit të Zi.

Në bazë të Ligjit për festa shtetërore dhe të tjera, Viti i ri festohet me 1 dhe 2 janar.

Në bazë të Ligjit për kremtimin e festave fetare, besimtarët e fesë ortodokse kanë të drejtë në mungesë të paguar të hënën me 6 janar në natën e Krishtlindjeve, të martën dhe të mërkurën me 7 dhe 8 janar, gjegjësisht për Krishtlindje, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi