Dr. Agron Ibrahimi është kryetar i ri i Këshillit të Agjensisë së Investimeve të Malit të Zi, ka vendosur Qeveria e Malit të Zi.
Anëtarë të atij trupi janë edhe Andrija Qetkoviq, Damir Davidoviq, Ernes Kardoviq dhe Ivo Shoq.
Kjo Agjenci është themeluar me qëllim të realizimit të partneritetit publiko-privat, investimeve dhe promovimit të potencialit investues të Malit të Zi si destinacion investimi.