Qeveria e Malit të Zi miratoi Informatën për punimet e kryera në degën e djathtë të lumit Buna dhe aktivitetet e planifikuara deri në fund të vitit 2020.
“Në dokument u cek se me punimet e kryera u arritën disa efekte: u pastrua shtrati i degës së djathtë, materiali i mbledhur u përdor në mënyrën më të mirë për plotësimin e plazheve të prekura nga erozioni dhe fituam prapë hapësirën e cila u humb gjatë kohës, ndërsa nga aktivitetet e planifikuara duhet të bëhet edhe pastrimi i mbetur i degës së djathtë me gjatësi rreth 1.400 metër”, shtojnë nga Qeveria malazeze.