Me qëllim të zbutjes së pasojave të shkaktuara nga epidemia e COVID 19, Qeveria morri vendimin që shfrytëzuesve të kompensimeve të pleqërisë në bujqësi, përveç kompensimit të prillit, tu paguhet edhe një kompensim i jashtëzakonshëm shtesë.
Siç theksohet, për 210 shfrytëzues në Ulqin janë paguar dy kompensime me nga 64,41 euro secili.
Po ashtu shtohet se duke u kujdesur për popullatën më të moshuar, gjatë pagesës së kompensimit, të gjithë shfrytëzuesve janë ndarë nga dy maska mbrojtëse, me qëllim ruajtjen e shëndetit të kësaj kategorinë vulnerabël të popullsisë.