Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme ka miratuar vendimin për emërimin e Astrit Hoxhës sekretar shtetëror në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.
Hoxha këtë funksion e ka kryer edhe në Qeverinë e mëparshme të 43-të të Malit të Zi.
Ai është një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike, kreu i së cilës është Fatmir Gjeka.