Artan Kurti nga Ulqini është emëruar inspektor i përgjithshëm i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) në seancën e Qeverisë së Malit të Zi të premten.
Ai u diplomua në Fakultetin Juridik në Sarajevë dhe ushtron profesionin e avokatit që nga shkurti.
Kurti është personi i parë nga Ulqini që mban një nga postet kyçe në policinë sekrete, puna kryesore e të cilit është kontrolli i brendshëm i ANB-së.