Qeveria e Malit të Zi: FUSHA E SHASIT PËR INVESTITOR

Në bazë të planit për tërheqjen e investimeve të huaja, Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural këtë vjet ka vendosur të promovojë potencialet e fushës së Shasit për prodhimtari bujqësore, është njoftuar nga Qeveria e Malit të Zi.

Siç është cekur, në këtë mënyrë do të inkurajohet i gjithë ambienti për investime në bujqësi dhe të definohen modalitetet për valorizimin e këtij resursi të rëndësishëm zhvillimor.

Në Qeveri mendojnë që fusha e lërueshme dhe pjellore e Shasit është e përshtatshme për prodhimtari serioze bujqësore.

Në Ulqin, përndryshe, asnjëherë nuk përdoret termi fusha e Shasit, ku ishte dhe ekonomia ushtarake e dikurshme, por fusha e Anës Malit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi