Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Malit të Zi sot ka miratuar Vendimin për bartjen e të drejtave të patundshmërisë në Komunën e Ulqinit.
Bëhet fjalë për një truall me sipërfaqe totale prej 77,000 metrash katrorë që ndodhet pas plazhit “Miami”.
Në atë zonë do të ndërtohet një stadium futbolli me të gjitha objektet përcjellëse, ndërtimi i të cilit do të financohet nga Federata e Futbollit të Malit të Zi.