Vitin e kaluar ndihma nga buxheti shtetëror për komunën e Ulqinit ishte 132 mijë euro. Tivari dhe Budva në këtë vit fituan pak më shumë se 200 mijë, ndërsa Kotori dhe Herceg Novi mbi 300 mijë. Më pak se Ulqini nga komunat bregdetare në vitin 2012 fitoi vetëm Tivati – rreth 90 mijë euro.
Qeveria thekson që ndihma është ndarë në pajtim me Ligjin për zhvillim regjional. Por, deputetët në Kuvendin e Malit të Zi në diskutim të hënën kanë thënë që ndihma shtetërore vjet është ndarë në mënyrë të pabarabartë sipas regjioneve.