Këshilli për Privatizim dhe Projekte Kapitale, i cili kryesohet nga kryeministri Zdravko Krivokapić, mbajti të dielën mbledhjen e parë.
“Në mbledhje u dakordua formimi i Komisionit për Përcaktimin e Vlerës së Tregut, si dhe të rishikohen të gjitha privatizimet e dyshimta”, tha kryetari i Qeverisë.
Komisioni në fjalë në afatin 60 ditor do të përcaktojë vlerën e vërtet të Kripores në momentin e privatizimit.
Rikujtojmë se ndërmarrja më e vjetër në Ulqin, e cila disponojë me tokën prej rreth 15 milion metër katror, në bursë u bleu për rreth 800.000 euro.