Ideja e ndërrimit të kufijve nacional dhe etnik në Ballkan është pjesë e politikës reaksionare nga e kaluara. Sidomos theksojmë faktin që iniciativa për formimin e “Shqipërisë Natyrale” nuk paraqet politikën zyrtare të shtetit fqinj, ka deklaruar Qeveria e Malit të Zi.
Siç thuhet në reagimin e Ministrisë së punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane, Mali i Zi dhe Shqipëria ndërtojnë marrëdhëniet e veta në bazë të respektit reciprok dhe orientimit strategjik të përbashkët që të ardhmen e vet e shohin në BE dhe NATO, si garant të zhvillimit, stabilitetit dhe sigurisë nacionale të shteteve, e në kuadër të kufijve ekzistues shtetërorë.
Më herët edhe partitë udhëheqëse në Mal të Zi, PDS dhe PSD, kanë deklaruar që këto dy shtete kanë marrëdhënie të shkëlqyera të cilat do të ishin dhe më të mira mbasi që Mali i Zi së shpejti të bëhet anëtarë i NATO-s.