Për regjistrimin e gjysmë maturantëve në shkollë të mesme më nuk nevojitet certifikata e lindjes është njoftuar nga Qeveria e Malit të Zi.
Në deklaratën e përbashkët të ministrive të arsimit dhe të punëve të brendshme thuhet që të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me lindjen dhe shtetësinë malazeze, nëpër Ministri të arsimit, shkollat do ti fitojnë nga Ministria e punëve të brendshme sipas detyrës zyrtare.
“Dy ministritë dëshirojnë të ju lehtësojnë regjistrimin në shkollë nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme. Përveç gjysmë maturantëve, dëshirojmë të jemi shërbim i vërtet i të gjithë qytetarëve të Malit të Zi dhe kudo që mundemi ti thjeshtojmë procedurat”, theksohet në deklaratën.
Për regjistrim në fakultete po ashtu nuk janë të nevojshme certifikata e lindjes dhe vërtetësia e shtetësisë, sepse letër njoftimi biometrik, të cilën sipas ligjit duhet ta kenë, është provë e shtetësisë.