Nga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi kanë deklaruar se punimi i Planit hapësinor-urbanistik (PHU) të Ulqinit, mbas gjashtë viteve punë, hyri në fazën përfundimtare. Në këtë resor Qeveritar thonë se ky dokument më i rëndësishëm planifikues për Ulqin do të miratohet në fund të tetorit.
Përndryshe, aktivitetet rreth PHU-së janë shpejtuar për shkak të presionit të institucioneve evropiane dhe ambasadave të huaja në Podgoricë që zona e Kripores të vendoset nën mbrojtje, si monument i natyrës ose si park i natyrës.
Sipas asaj çfarë mëson Portali Ul-info, komisioni profesional, në krye të së cilit ndodhet kryetari i komunes Fatmir Gjeka, ka kërkuar nga Ministria që në versionin final të vendos të gjithë përfundimet të cilat në tetor të vitit të kaluar një zëri janë miratuar në Kuvendin komunal të Ulqinit.