Prej të hënën në Mal të Zi do të mbyllen të gjithë institucionet edukativo – arsimore jo më pak se 15 ditë, vendosi Trupi Nacional Koordinues për sëmundje infektive.
Prej të shtunën ndalohen tubimet publike në të hapur dhe të mbyllur, si dhe hyrja e anijeve kruzer dhe jahteve në portet tona.
U vendos mbyllja edhe e disa pikave kufitare, duke përfshirë Sukubinën.
Ndalohet vizita e personave të cilët janë të shtruar në spitale.