Qeveria e Malit të Zi ka ndërmarr aktivitete që deponia e dikurshme e plehrave në lokalitetin Hija në Ulqin të sanohet dhe rikultivohet, kanë deklaruar zyrtarët nga Podgorica.
Siç ka deklaruar ndihmës ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Sinisha Stankoviq, Qeveria po bën punimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe sigurimin e mjeteve financiare në mënyrë që kjo hapësirë të sanohet. Ai tha që Hija, së bashku me dy ish deponi në Tivar dhe Cetinë është prioritet për Qeverinë e Malit të Zi.
Sipas fjalëve të kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu, ky kompleks prej 270 hektarëve do të urbanizohet. “Mbasi që sanimit kërkon mjete shumë të mëdha, i gjithi do të bëhet nëpërmjet IPA programit, i cili do të realizohet në nivel shtetëror”, tha Cungu për “Dan”.