Qeveria e Malit të Zi në seancën e saj të së enjtes ka marrë vendim për emërimin e Robert Markiqit sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ky ulqinak është diplomat karriere dhe deri më tani ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme.
Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi që nga kjo javë koordinohet nga kryeministri Dritan Abazoviq.