Mitar Miroviq do të jetë përmbarues gjyqësor në Ulqin, ka lajmëruar Ministria e drejtësisë së Malit të Zi.
Shtohet që në afat prej 60 ditësh duhet të plotësohen të gjitha parakushtet teknike në mënyrë që të nis punën.
Përmbaruesi gjyqësor duhet të ndihmojë në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, numri i të cilëve në Mal të Zi kalon 15 mijë. Kryesisht bëhet fjalë për faturat e papaguara për rrymë, telefon, ujë, si dhe këstet e kredisë.