Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dr. Dritan Abazoviq iu uroi qytetarëve Vitin e Ri.
“Dëshiroj që 2021-shi të jetë vit i tolerancës, stabilitetit, shpërndarjes më të madhe të drejtësisë, reformave gjithëpërfshirëse, rimëkëmbjes ekonomike dhe fillimeve të reja. Viti 2021 le të ju sjellë qytetarëve të Malit të Zi më pak brenga, e më shumë lumturi.
Vitin e kaluar, pa dyshim, e shënuan të gjithë punëtorët shëndetësor, prandaj në 2021-shin ju uroj nga zemra që të vazhdojnë me misionin e zakonshëm, me më pak stres dhe mundim.
Prandaj, viti 2021 le të ju sjellë të gjithëve atë që 2020 nuk arriti”, tha Abazoviqi në uresë.