Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik, të kenë lidhje më të mira të transportit dhe të shfrytëzojnë potencialet e përbashkëta në mënyrë që të kontribuojnë bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral dhe prosperitetit të dy vendeve, thanë kryetari i Qeverisë Millo Gjukanoviq dhe ambasadori në largim i Shqipërisë në Podgoricë Tonin Beci.
Kryeministri i Malit të Zi falënderoi Becin për kontributin e dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme të dy shteteve dhe shprehi kënaqësinë me përmbajtjen dhe cilësinë e dialogut politik të Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Në bisedë, siç është lajmëruar nga Qeveria malazeze, është shprehur kënaqësia për raportet me pakicat nacionale në Mal të Zi dhe Shqipëri dhe për përkushtimin në përmirësimin e mëtejmë të tyre në frymën e forcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.