Qeveria e MZ: JEPET PËLQIMI PËR KREDI

Vlada, QeveriaQeveria malazeze në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar informatën për huamarrje kreditore të Komunës së Ulqinit për tejkalimin e vështirësive financiare në bazë të Kontratës për ristrukturimin financiar me Propozimin e protokollit.

Bëhet fjalë për kredi me vlerë 1,2 milion euro i cili duhet të merret nga Atlas banka. Këto para kryesisht do të shfrytëzohen për shlyerjen e pagave të prapambetura për punëtorët e administratës lokale dhe ato të ndërmarrjeve publike themelues i të cilëve është komuna.

Javën e ardhshme Parlamenti komunal, siç mëson Portali Ul-info, në mbledhjen e jashtëzakonshme do të jap mendimin mbi hipotekën për kredi prej rreth gjysmë milioni euro tek Fondi investues-zhvillimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi