Qeveria e Malit të Zi ka lajmëruar që gjatë këtij vit do të punohet dokumentacioni teknik dhe do të fillojnë punimet në aksin rrugor nga Ulqini deri në Krythë.
Është theksuar që punimet do të financohen nga kredia e Bankës investuese evropiane. Vlera e përgjithshme e punimeve është vlerësuar nëntë milion euro.
Mjetet financiare të nevojshme për rikonstruktimin e rrugës Ulqin-Krythë, do të sigurohen nga buxheti i Malit të Zi me vlerë prej 750 mijë euro dhe nga kredia e BIE-së me vlerë prej 500 mijë euro.