Komuna e Ulqinit do të marrë pjesë në Festivalin e 5 të investimeve dhe patundshmërive (FREI), i cili të hënën fillon në Budvë, ka deklaruar ministri malazez i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq.
Ai në intervistën për Dnevne novine ka thënë që FREI është manifestim qendror i cili merret me tematikën e investimeve dhe patundshmërive në Mal të Zi.Vitin e kaluar zyrtarët e komunës së Ulqinit kanë prezantuar veçanërisht në këtë festival mundësinë e investimeve në Plazhin e madh.