Qeveria e MZ: MINISTRI IVANOVIQ NË SHKODËR

Petar IvanovicMinistri i bujqësisë dhe i zhvillimit rural prof. dr. Petar Ivanoviq do të qëndrojë të premten, më 20 qershor, në vizitë njëditore në Shkodër, me ftesë të ministrit të bujqësisë, zhvillimit rural dhe ujërave të Shqipërisë Edmond Panariti.

Ministrat në takim do të bisedojnë rreth aktiviteteve të mëtejshme për rregullimin e ujërave të liqenit të Shkodrës, gjegjësisht nivelit të kotave në liqe në territorin e dy vendeve, që rrjedh nga Memorandumi për kryerjen e masave urgjente për rregullimin e regjimit të ujit të liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna.

Përveç për parandalimin e përmbytjeve dhe mundësive për menaxhim efikas të resurseve të Liqenit të Shkodrës, ministrat Ivanoviq dhe Panarit do të flasin dhe për temat nga fusha e bujqësisë, sidomos për kërkesën e Malit të Zi që Shqipëria të heq vendimin për import të kufizuar të qumështit dhe prodhimeve të tij, që do të thoshte hapjen e tregut të rëndësishëm për prodhuesit malazez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi