Qeveria e MZ: NË UJËSJELLËSIN E ULQINIT PAGAT MË TË MËDHA SE TË ARDHURAT

JKPNë ndërmarrjet lokale të ujësjellësit është vërtetuar kaos i madh për çka është njoftuar dhe Qeveria. Në mes tjerash është vërtetuar që cilësia e ujit në disa komuna është problematike, ndërsa janë evidentuar humbjet e mëdha në rrjetë, konsumatorët e paligjshëm, pagesa e dobët, si dhe shpenzimet e mëdha, në radhë të parë për pagat, si dhe teprica e të punësuarve, shkruajnë “Vikend novine”.

“Një pjesë e ndërmarrjeve lokale në pyetësorin e Ministrisë së turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm bile është përgjigjur negativisht”, thuhet në Informatën të cilën Qeveria e ka shqyrtuar të enjten.

Në komunat Budva, Tivar, Kotor, Tivat, Ulqin dhe Herceg Novi humbjet mesatare në rrjetet shpërndarëse janë në nivel tronditës prej 63 për qind. Kjo do të thotë, për shembull, që nga 100 litër ujë madje 63 nuk mbërrinin deri tek konsumatori. Sistemi i ujësjellësit regjional funksionon praktikisht “pa humbje”, sipas të dhënav etë ndërmarrjes publike Ujësjellësi regjional Bregdeti i Malit të Zi.

“Në strukturën e shpenzimeve pjesë dominuese janë pagat dhe të ardhurat tjera personale ki në vitin 2012 janë shpenzuar madje 41 për qind nga të ardhurat e përgjithshme derisa në NP Ujësjellësi regjional këto shpenzime marrin pjesë me 21 për qind. Kjo pjesëmarrje në Ulqin është madje 102 për qind (shpenzimet e pagave janë më të mëdha se të ardhurat e përgjithshme)”, thuhet përveç tjerash në Informatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi