Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e djeshme ka miratuar informatën mbi projektet zhvillimore me prioritet në turizëm, ku theksohet se këtë vit duhet të filloj ndërtimi i hotelit “Jadran” dhe “Mediteran” në Ulqin.
Në Informatë janë të dhënat për gjendjen momentale edhe të projekteve tjerë, aktivitetet e planifikuara për vitin e ardhshëm, si dhe afateve për realizimin e tyre. “Në këtë drejtim, qeveria ka vendosur që në të ardhmen, përveç mbledhjeve të rregullta, sipas nevojes të mbaj dhe mbledhje të veçanta, të cilat për nga ana tematike do ti kushtohen analizës së hollësishme të të gjithë aspekteve të realizimit të disa projekteve kapitale zhvillimore si dhe atyre reformuese”, thuhet në kumtesën nga mbledhja e Qeverisë së kryeministrit Millo Gjukanoviq.