Qeveria malazeze ka njoftuar që për qiramarrje afatgjate dhe valorizimin e ishulli Ada e Bunës pret investimin prej rreth 200 milion euro, si dhe që ky lokalitet do të valorizohet nëpërmjet partneritetit publik-privat.
Në këtë drejtim, Qeveria ka paralajmëruar që së shpejti do të formohet edhe Komisioni i tenderit për Adë në të cilin do të jetë edhe përfaqësuesi i administratës lokale.
Theksohet që ky ishull, me sipërfaqe prej 550 hektarësh, në tërësi pronë e shtetit të Malit të Zi.
Tenderi i mëhershëm për kallëzimin e interesimit për valorizim turistik të Adës është anuluar në tetor të vitit 2009, mbasi që në afatin e parashikuar nuk është dorëzuar asnjë ofertë.