Qeveria e MZ: TË GJEHET PRONARI I RI PËR KRIPORE

Vladimir Kavariq, KavaricGjetja e pronarit të ri nëpërmjet procesit të falimentimit është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për Kripore, ka deklaruar ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq.

Ai tha që kompetence për zgjidhjen e situatës në Kripore ka Gjykata ekonomike, ndërsa Qeveria mundet vetëm të ndihmojë në organizimin e prodhimit derisa ndërmarrja është në falimentim.

Sipas fjalëve të tija, e vetmja mënyrë që të mbërrihet deri tek zgjidhja e qëndrueshme për Kripore është që nëpërmjet procesit të falimentimit të definohet pronari i ri, edhe pse për këtë nuk ndihmon vlerësimi i pronës prej 225 milion euro.

“Qeveria dhe ministria gjegjëse janë të gatshme ti japin përkrahje të plotë çdo marrëveshjes e cila mund të sjell vazhdimin e prodhimit në Kripore, por në kuadër të kompetencave ligjore të cilat i ka”, shtoi Kavariq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi