Qeveria e re: SOT PËRFUNDIMI I NEGOCIATAVE, SHQIPTARËVE NJË VEND?

albanci-odlucno-shqiptaret-te-vendosurNegociatat e PDS-së me partitë e pakicave (Partinë boshnjake, koalicionin “Shqiptarët të vendosur” dhe Iniciativën qytetare kroate) hynë në finale dhe sot do të përfundojnë, mëson “Antena M”.

Siç thuhet, sot duhet të mbahet raundi i fundit i negociatave me ofertën e finalizuar dhe mbas kësaj të gjithë partitë e pakicave shkojnë në organet partiake që të verifikojnë dhe përkrahin koalicion dhe atë çfarë është rakorduar.

Njëkohësisht “Pobjeda” shkruan që Shqiptarët llogarisin në një vend në Qeverinë e ardhshme. Kjo gazetë thekson se pakicave duhet t’i takojë resori i të drejtave të njeriut dhe pakicave, vendi i nënkryetarit për zhvillim regjional, i rezervuar për liderin e Partisë boshnjake Rafet Husoviq, gjersa në këtë parti insistojnë në vendin e ministritë të bujqësisë.

“Partitë e pakicave kërkojnë edhe një vend nënkryetari në Kuvendin e Malit të Zi”, shton “Pobjeda”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi