Përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi dhe kompanisë greke Energean Oil&Gas do të nënshkruajnë nesër Kontratën për koncesion për prodhimin dhe hulumtimin e naftës në nëndetin e Ulqinit, shkruan Dnevne novine.
Siç thuhet, koncesioni zgjatë 30 vite dhe përfshinë dy blloqe, në kufi me Shqipërinë.
Me nënshkrimin e kontratës me kompaninë greke, numri i përgjithshëm i blloqeve të cilët janë dhënë për hulumtimin e nëndetit të Ulqinit do të gjashtë.
Qeveria në mesin e shtatorit të vitit të kaluar ka nënshkruar një kontratë për koncesion për prodhimin e hidrokarbureve në nëndetin e Ulqinit, me përfaqësuesit e konsorciumit italian-rus Eni Novatek. Ai përfshinë katër blloqe.








