Këtë javë në Mal të Zi ka qëndruar delegacioni i Komisionit evropian në krye me shefin e Njësisë për Mal të Zi në Drejtorin e përgjithshme për politikë të fqinjëve dhe negociata për zgjerim Dirk Lange.
Gjatë vizitës Lange bisedoi me ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Branimir Gvozdenoviq.
Tema kryesore ishte Kriporja, e cila, siç theksoi Lange, është e rëndësishme në suaza evropiane.
“Momentalisht nuk ekzistojnë kërcënimet të cilat eventualisht do të rrezikonin mbrojtjen e zonës në të cilën ndodhet Kriporja e Ulqinit“, njoftohet nga kabineti i Gvozdenoviqit mbas këtij takimi.